Telegrafi

Po shkëlqen në Eredivisie me Feyenoordin, Real Madridi interesohet për mbrojtësin Marcos Senesi

Marcos Senesi është bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Eredivisie që kur u bashkua me Feyenoordin në vitin 2019 dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr interesimin e Real Madrid .

Mbrojtësi 23-vjeçar tashmë ka zhvilluar 50 ndeshje për ekipin holandez pas lëvizjes së tij nga San Lorenzo.

Sipas Teleegraf, Real Madrid do të tentojë Senesin në afatin kalimtar veror, me Feyenoordin që nuk është i gatshëm të ndahet nga argjentinasi, pa u paguar 35 milionë euro.

Lubi holandez dëshiron të rinovojnë kontratën e tij deri në vitin 2025 dhe të fusin një klauzolë blerje prej 50 milionë euro.

Sipas Teleegraf, Real Madrid do të bëjë një ofertë zyrtare në muajt e ardhshëm pasi besojnë se Senesi do të jetë qendërmbrojtësi i së ardhmes në Kombëtaren e Argjentinës.

Për lojtarin ka interes edhe nga Manchester City dhe AC Milan, ndërsa Feyenoord do t’i detyrohet San Lorenzo 10 për qind të çdo shitje. /Telegrafi/