Një transmetim i drejtpërdrejtë i televizionit shtetëror rus, ku Vladimir Putin po fliste para një turme të njerëzve në stadium, papritmas kaloi në imazhe të këngëve patriotike që po luheshin në këtë ngjarje.
Putin po përkujtonte përvjetorin e marrjes së Krimesë në stadiumin Luzhniki të Moskës para një turme të madhe mbështetësish.
Turma valëviti flamuj dhe thërriste “Rusi, Rusi” ndërsa ai mbante fjalimin e tij, raporton skynews.
Here's video of Putin suddenly vanishing mid-sentence. Where is he?! pic.twitter.com/c6VqE6GG3s
— max seddon (@maxseddon) March 18, 2022
Ndërsa presidenti rus dukej se ishte ende duke folur, transmetimi papritur u pre në imazhe të tjera. Është e paqartë pse ndodhi kjo.
Presidenti rus kishte lavdëruar trupat ruse, të cilat ai tha se vazhdojnë të “luftojnë heroikisht” në Ukrainë.
Ai foli gjithashtu se si Rusia po përpiqet të “rivendos” Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014. /Telegrafi/
https://twitter.com/ninosha777/status/1504815301552185390