Site icon Telegrafi

Po rindizet rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit

Sipas raportimeve, rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mund të rindizet.

Është sugjeruar që Liga Pro Saudite mund të ndryshojë rregullat e saj për të lejuar yllin argjentinas të kalojë në ligë.

Rregullat aktuale thonë se klubet në garë mund të regjistrojnë vetëm shtatë lojtarë të huaj, por mund të rritet në tetë për ta bërë më të lehtë nënshkrimin e lojtarëve nga jashtë, sipas ESPN.

Lexo po ashtu Lista me lojtarët më të mirë për vitin 2022 nga The Guardian - Messi renditet i pari, ndërsa Ronaldo përfundon shumë poshtë

Ronaldo iu bashkua skuadrës saudite Al-Nassr pasi nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse prej 200 milionë eurosh në vit me klubin.

Lëvizja erdhi pasi kontrata e tij u prish me Manchester United pas intervistës së tij me Piers Morgan.

Megjithatë, rivali i vjetër, Messi , është aktualisht ylli më i madh në botë pasi fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar.

Lexo po ashtu PSG-së i thuhet se nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve shkaku i Messit, Mbappes dhe Neymarit

Dhe raportimi sugjeron se ka një numër klubesh në Ligën Pro Saudite të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

35-vjeçari aktualisht është në gjigantin e Ligue 1, PSG, por është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Dukej se ai do të zgjaste marrëveshjen e tij me klubin, por tani besohet se po rishqyrtonte opsionet e tij me Inter Miamin gjithashtu të interesuar në MLS.

Lexo po ashtu Vazhdon rënia e Cristiano Ronaldos në listën e transferimeve më të shtrenjta në histori të futbollit

Por, më shumë raportime kanë thënë se skuadrat saudite Al-Ittihad dhe Al-Hilal janë të lumtur t’i ofrojnë atij një marrëveshje mahnitëse prej 350 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version