Telegrafi

Po realizohet dëshira e Guardiolës – Messi do të zbarkojë në Etihad?

Pep Guardiola ka kërkuar nga Sheikh Mansour që të realizohet transferimi i Lionel Messit me të përfunduar ky edicion.

Ylli argjentinas ende nuk e ka të qartë ardhmen e tij, derisa në verën e këtij vitit ofroi letrën për largim nga Barcelona.

Ish-presidenti i skuadrës katalunase, Josep Maria Baortmue e kishte refuzuar atë menjëherë, mirëpo ishte familja që e bindi 33-vjeçarin që të qëndronte në Camp Nou.

Mirëpo, duket se tani gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga Blaugranasit, me Manchester Cityn që është favoritë në transferimin e tij.

Pep Guardiola e kërkon ribashkimin me argjentinasi, pasi së bashku kur ishin te katalunasit, kishin fituar çdo trofe.

Pak ditë më parë, Messi është deklaruar rreth të ardhmes së tij, gjersa nuk ka fshehur dëshirën e tij që të luajë edhe në MLS.

Por, trajneri spanjoll është i bindur se mund të plotësojnë çdo kërkesë të lojtarit, vetëm që të kalojë në Etihad Stadium.

Në garë për transferimin e Messit është edhe Paris Saint-Germain, me Neymarin që e kërkon ribashkimin me të dhe të luajë sërish së bashku. /Telegrafi/