Një gazetare e Al Jazeera shmangu një plumb të një snajperi dhe një goditje nga një granatë e gazit lotsjellës, derisa po raportonte protestat vdekjeprurëse të Gazës.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, pasi një plumb i kaloi shumë pranë.
This happened too – pretty sure elites snipers know what and where they are targeting pic.twitter.com/faRx8GxcKd
— Hoda Abdel-Hamid (@HodaAH) May 15, 2018
Gjithashtu, gazetarja, e cila kishte veshur një përkrenare dhe jelek anti-plumb, postoi një video të dytë në profilin e saj në Twitter duke treguar depozitat e gazit lotsjellës që ranë nga qielli brenda hapësirës ku gjendeshin ekipet televizive.
Targeting journalists won’t make the Gaza problem go away : pic.twitter.com/vmAFyVv5zX
— Hoda Abdel-Hamid (@HodaAH) May 15, 2018
Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar: “Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër … njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg”.
Rreth 60 persona u vranë në përleshjet e djeshme dhe më shumë se 2,000 u plagosën pasi u zhvilluan protesta të mëdha gjatë hapjes së ambasadës së re të Amerikës në Jerusalem. /Telegrafi/