Telegrafi

Po qëndronin pranë postbllokut, rusëve u shpërthen para këmbëve predha që bie nga droni ukrainas – mbeten të vdekur në vend

Operatori ukrainas i një droni, kishte vënë në shënjestër një grup ushtarësh rusë.

Ai i vëzhgoi në heshtje për disa minuta, derisa po qëndronin prapa thasëve të mbushur me rërë në një postbllok, transmeton Telegrafi.

Është interesant se ata as që e kishin vërejtur dronin që po u fluturonte mbi kokë, dhe kur erdhi momenti operatori hodhën predhën në tokë.

E derisa predha po binte në tokë, ata ecnin dhe për ironi i afroheshin edhe më shumë vendit ku po binte predha.

Pas kontaktit me tokën, predha shpërtheu dhe ushtarët rusë mbetën të vdekur.

Dronët janë bërë një nga armët më të preferuara të ushtarëve ukrainas, përmes të cilave po kryejnë operacione të shumta kundër rusëve. /Telegrafi/