Site icon Telegrafi

Po përcillnin garën me qen, dy persona në Pejë sulmohen me shufra të drurit nga persona të panjohur

Një tentim-vrasje raportohet se ka ndodhur të martën rreth orës 15:05 në Pejë.

Policia njofton se dy persona derisa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur.

“Katundi i Ri, Pejë 03.01.2023-15:05. Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Tutje, bëhet e ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të viktimave.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version