Site icon Telegrafi

A po ndodhë rikthimi i madh? Barcelonës i ofrohet mundësia ta transferojë Neymarin

Në një të ardhme të afërt, Neymar Junior do të largohet nga Al-Hilal si huazim, ani pse në fund do të jetë largim i përhershëm pasi kontrata e tij me gjigantin arab skadon në fund të sezonit. 

Neymar pati një kohë të vështirë që prej se u largua nga Paris Saint-Germaini në verën e 2023.  

Ai u bë emri i madh, së bashku me Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite, por pati vështirësi më shumë se portugezi, madje këputi edhe ligamentin ACL. 

Është pothuajse e sigurt që Neymar do të rikthehet tek klubi i tij i fëmijërisë Santos, ani pse ai mund të ketë qenë një opsion për Barcelonën. 

Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Barcelonës parashikon se ku do të shkojë Neymari pas Al-Hilalit

Sipas një raportimi nga gazetari Victor Navarro, blaugranasve së fundmi iu ofrua mundësia që të rikthejnë njërin prej lojtarëve të tyre më të mirë në 15 vitet e fundit. 

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, tha se Neymar është ende mjaftueshëm i mirë sa për të luajtur për çdo klub në botë, përkundër vështirësive që ka pasur në vitet e fundit. 

Ai qartësisht e pa brazilianin si një opsion të mirë për skuadrën e Hansi Flick, por natyrisht një lëvizje e tillë është gati e pamundur për shkak të problemeve financiare./Telegrafi/

Exit mobile version