Telegrafi

A po lodhen trupat e Putinit? Një video tregon të mobilizuarit rusë që rebelohen dhe largohen nga baza ushtarake

Një revistë e pavarur, Business Ukraine, që mbulon çështjet aktuale të Ukrainës ka publikuar një video ku thuhet të jenë trupat e mobilizuar rusë të cilët rebelohen dhe u larguan nga një bazë ushtarake.

Veprimi i këtyre siç raporton mediumi vjen si shenjë proteste për shkak të kushteve të këqija, transmeton Telegrafi.

Mediumi tutje raporton se derisa bie disponimi te trupat e Putinit, ushtria ruse përballet me një dimër të vështirë.

Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportin.