Site icon Telegrafi

Po lind bebja Facebook – gruaja e Mark Zuckerberg shtatzënë (Foto)

Gruaja e themeluesit të Facebook, Mark Zuckenberg është shtatzënë.

Mediat e huaja thonë se ky është fëmija i rrjetit social dhe ndoshta do të jetë një gjeni si babai. Apo ndoshta edhe jo?

Por, ajo që dihet me siguri, vajza e vogël do të trashëgojë një pasuri shumë të madhe. Priscilla dhe Mark janë martuar në vitin 2012.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, lajmin për shtatzënin e ka dhënë vetë Zuckenberg nëpërmjet Facebook.

“Priscilla dhe unë kemi lajm të mirë: Ne po presim një vajzë të vogël”.

“Ky do të jetë kapitull i ri në jetërat tona. Ne tashmë kemi qenë me fat që të prekim mijëra njerëz në botë – Cilla si doktoreshë dhe edukatore, dhe unë me anë të këtij komuniteti dhe filantropisë. Tani ne do të fokusohemi që ta bëjmë botën më të mirë për fëmijët atnë dhe gjeneratat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Zuckerberg në Facebook.
/Telegrafi/

Exit mobile version