Telegrafi

Po lëvizte me shpejtësi të madhe, tërë rrethrrotullimin e kaloi duke fluturuar me veturë – britaniku përplaset me një mjet tjetër

Ky është momenti kur një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe, fluturon dhe kalon tërë rreth rrotullimin dhe përplaset në një veturë tjetër.

Kamera e vendosur brenda një veturë tjetër, kap momentin kur vetura ngjyrë hiri kalon tërë rrethrrotullimin duke fluturuar në rrugën Queslett të Birminghamit në Britani të Madhe.

Incidenti ka ndodhur disa ditë pas një aksident tragjik në rrugën Soho të po të njëjtit qytet, ku humbi jetën një burrë dhe dy tjerë përfunduan në spital.

Nga ky aksident që në dukje të parë dukej shumë serioz, nuk është lënduar askush, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Policia britanike ka njoftuar se në aksident ishin përfshirë dy vetura, dhe se në asnjërën prej tyre nuk ka të lënduar. /Telegrafi/