Site icon Telegrafi

Po kryenin vjedhje në vetura, policia arreston një maroken dhe një palestinez në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prishtinë dy persona të dyshuar, njëri shtetas Maroken dhe tjetri nga Palestina.

Të njëjtit janë zënë në flagrancë duke kryer vjedhje nga veturat.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version