Mykhaylo Mudryk është shpresa e madhe e futbollit ukrainas dhe Chelsea shpenzoi 70 milionë euro për transferimin e tij në janar të këtij viti.
Megjithatë që nga transferimi në Angli, ukrainasi nuk ka arritur ende pritshmëritë dhe ka shumë kritika për të.
22-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 21 ndeshje zyrtare me Chelsean ku ka bërë vetëm dy asistime dhe pa mundur të gjej golin.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka dhënë një përgjigje befasuese, duke thënë se duhet ende t’i jepet kohë ukrainasit deri sa të kap formën.
“Mykhailo po përmirësohet, por i duhet kohë për të mësuar, Ligën Premier është shumë e shpejtë. Unë mendoj se ai duhet ta kuptojë më mirë lojën që zhvillohet këtu”.
“Duhet të përpiqet të lidhet më shumë me skuadrën. Ne duhet t’i japim kohë për ta marrë veten dhe për t’u përmirësuar gjatë sezonit”, deklaroi trajneri argjentinas i Chelseat. /Telegrafi/