Telegrafi

Po kontrollonin qiellin nëse ka ndonjë dron, përdornin armë kundër tyre – ushtari rus goditet me predhë pikërisht nga një fluturake e tillë

Ushtarët rusë duket se e kanë kuptuar se ukrainasit po i mundin në fushëbetejë, e në veçanti kur po i përdorin dronët.

Për këtë ato kanë filluar të përdorin armët që rrëzojnë dronët, por as ato nuk po u kryejnë punë, transmeton Telegrafi.

Një video nga fushëbeteja dhe e filmuar me dron nga ajri, shfaq ushtarët rusë të fshehur në shkurre duke kontrolluar me një armë që detekton dhe rrëzon dronët, duke mos e ditur se pikërisht një i tillë po i vëzhgonte.

E në momentin që e ngriti në ajër për të kontrolluar qiellin nëse ka një të tillë, ukrainasit lëshuan një predhë në drejtim të tyre.

Nga shpërthimi i saj e pëson një ushtarë dhe tjetri i cili tenton të ikë, shihet se ishte plagosur në këmbë dhe vazhdimisht ecte zvarrë.

Ukrainasit përbri videos së postuar kanë shkruar se forcat pushtuese nuk kanë ku të fshihen, pavarësisht se mendojnë që armët kundër dronëve do t’ju ndihmojnë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=CcKtTNBxBAE&ab_channel=Espreso.TV