Nicolas Tagliaficio është njëri nga mbrojtësit e majtë më të vlerësuar në Evropë.
Mbrojtësi argjentinas prej tri vitesh po shkëlqen me fanellën e Ajaxit dhe po kërkohet nga skuadra të mëdha.
Milani, Roma e Interi në të kaluarën e kërkuan me ngulm lojtarin, por edhe Borussia Dortmund.
Gjithsesi largimi i tij nga Ajaxi mund të ndodhë gjatë verës dhe destinacioni i tij pritet të jetë Anglia.
Manchester United, Leeds United, Manchester City dhe Arsenal janë katër skuadrat e mëdha angleze që po duan të nënshkruajnë me lojtarin.
Ajaxi është bërë gati që ta shes atë dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.
Kampioni holandez ka vendosur që ta lë të lirë argjentinasin nëse vije një ofertë prej 15 milionë eurove.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje me Ajaxin, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime. /Telegrafi/