Telegrafi

Po kërcënonte një burrë me thikë, momenti kur një grua bie nga kati i tretë i një ndërtese në SHBA

Një video tronditëse kap momentin e një gruaje nga SHBA e cila bie nga kati i tretë i një ndërtese, pasi kërcënoi një burrë me thikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja 35 vjeçe u lëndua rëndë, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi të dielën në Bronx të New York-ut.

Ndërkaq lidhur me këtë rast, policia tha të hënën se e njëjta kishte e kërcënuar një burrë 29 vjeçar, ndërsa u ngjit përmes shkallëve emergjente të ndërtesës për ta sulmuar atë.

Në momentin e sulmit, burri e hapi dritaren dhe e kapi thikën përpara se gruaja të binte, tha policia. /Telegrafi/