Telegrafi

Po kalonte rrugës në një zonë malore, çeçenët që luftojnë për ukrainasit i organizojnë pritë kamionit të rusëve – e godasin me breshri plumbash

Një grup i ushtarëve çeçenë që luftojnë në radhët e ushtrisë ukrainase kundër rusëve, kanë kryer me sukses një operacion kundër trupave të Vladimir Putinit në një zonë malore.

Ata organizuan një pritë për kamionin e ushtrisë ruse që po kalonte pranë tyre – duke u fshehur pas pemëve dhe në momentin që kaloi mjeti ushtarak filluan të shtien në të, transmeton Telegrafi.

Çeçenët e qëlluan kamionin me breshëri plumbash derisa nuk përfundoi në skaj të rrugës, kurse pamjet janë publikuar nga ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Lexo po ashtu Ish-pjesëtari i FSB-së: Pjesëtarët e Wagner-it janë gati të vrasin rusët nëse maniaku Prigozhin i urdhëron ta bëjnë këtë

Mbi kamion shkrepën qindra plumba, për faktin se ishte i blinduar dhe donin të siguroheshin që e kanë neutralizuar kamionin e forcave pushtuese.

Në anën tjetër, mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme mbi një urë në Krime, ku si pasojë një pjesë e urës është dëmtuar.

Deri më tani nuk dihet se me çfarë mjetesh është dëmtuar apo kush mund ta ketë kryer sulmin në këtë urë, që lidhë gadishullin e Krimesë me Rusinë. /Telegrafi/