Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin rrëqethës, kur një kalimtar rasti goditet nga një veturë dhe hidhet lartë derisa po kalonte rrugën dhe mbante në vesh telefonin.
Bëhet fjalë për 47-vjeçarin i cili goditet dhe hidhet lartë kur goditet nga vetura që vinte në drejtim të tij me shpejtësi të madhe, por që fatmirësisht pëson vetëm “ca lëndime të vogla”, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ndodhi në Forest Gate të Londrës, kurse deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur me këtë ngjarje ku nga policia bën të ditur se shoferi po bashkëpunon me policinë gjatë hetimeve.
Viktima shihet në anën e djathtë duke tentuar të kalojë rrugën Katherine, e sapo arrin në gjysmë, ai kthehet në të majtë dhe krejt befasisht goditet nga vetura.
Por gjykuar nga pamjet dukej se burri nuk kishte shpëtim, megjithatë ai ka pësuar vetëm disa lëndime të vogla. /Telegrafi/