Telegrafi

Po kalon nëpër një formë fantastike, skuadrat e mëdha vihen pas Schick

FOTO: TASR/DPA

Patrik Schick është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion në Bundesliga.

Sulmuesi çek bëri edhe një evropian të madh me Kombëtaren e tij, derisa po shënon rregullisht në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusenit.

25-vjeçari ka zhvilluar 14 sfida në elitën e futbollit gjerman, derisa ka shënuar 16 gola e ka asistuar në tre të tjerë.

Falë kësaj forme të mrekullueshme, The Mirror ka raportuar se shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.

Manchester City, Juventus, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund janë katër gjigantët evropianë që duan transferimin e reprezentuesit çek.

Leverkusen e vlerëson shumë yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë duan së paku 50 milionë euro.

Ish-anëtari i RB Leipzig dhe Romës është gati të bëj një hap më të madh në karrierë, derisa si skuadër favorite për të nënshkruar me të po konsiderohet Manchester City, pasi Schick gjithmonë ka deklaruar se i pëlqen që një dit të trajnohet nga Pep Guardiola. /Telegrafi/