Telegrafi

A po futet Malisheva në ‘valle’ për titull – rezultatet dhe renditja pas javës së 23-të

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 23-të në Superligën e Kosovës, ku sollën përballje të forta, por edhe befasi.

Befasinë më të madhe këtë javë e ka shkaktuar Fushë Kosova që arriti të mposht Dritën me rezultat 1-0.

Nga kjo humbje e Dritës ka përfituar Malisheva që fiti si mysafir i Gjilanit, fal tre golave të shënuar nga Drilon Hazrollaj (3-2).

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, për të qëndruar në krye të renditjes.

Fitore ka marr edhe Llapi si mysafir, duke mposhtur Feronikelin me rezultat 1-0. Edhe Prishtina është kthyer te fitoret, duke mposhtur Lirinë me rezultat 3-1.

Ballkani mbetet lider me 48 pikë, një më shumë se Llapi që është në vendin e dytë.

Në vendin e tretë është Drita që ka 43 pikë, ndërsa Malisheva është afruar në dy pikë me gjilanasit, duke u futur fuqishëm në luftë për një vend në Evropë, nga tri pozitat e para, pasi larg kreut aktualisht është shtatë pikë.

Prishtina është e pesta me 34 pikë, ndërsa Dukagjini ka mbetur në vendin e gjashtë me 30 pikë.

Sa i përket luftës për barazh, Feronikeli mbetet i shtati me 23 pikë, ndërsa Gjilani si i teti ka 22 pikë. Fushë Kosova me tri pikët e fituara shkon në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Liria mbetet në fund me 10 pikë.

Në javën e ardhshme atë të 24-të takohen: Llapi – Gjilani, Ballkani – Malisheva, Liria – Feronikeli 74, Drita – Prishtina, Dukagjini – Fushë Kosova. /Telegrafi/