Telegrafi

Po fshiheshin nëpër objektet gjysmë të rrënuar, artileria ukrainase godet direkt ushtarët rusë në Bakhmut

Qyteti i Bakhmutit në Ukrainë mbetet pika më e nxehtë në këtë shtet evropian sa i përket luftës.

Atje ukrainasit dhe rusët pothuajse çdo moment luftojnë, dhe në këtë vend nuk ekziston as edhe një objekt që nuk është shembur apo shkatërruar pjesërisht nga artileria e raketat e aeroplanëve rusë, transmeton Telegrafi.

Të dyja palët pretendojnë ta marrin kontrollin mbi këtë qytet, që konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike. Si pasojë e kësaj shumë civilë e ushtarë nga të dyja palët janë vrarë.

E një video e realizuar nga ajri me dron, shfaq një operacion ushtarak të mirë organizuar nga ukrainasit, ku shihet se artileria e Kievit godet me precizitet ushtarët rusë.

Lexo po ashtu Zelensky në PE: Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetesës evropiane – është vendi më antievropian në botë

Ushtarët shiheshin duke tentuar të fshihen nëpër objektet gjysmë të rrënuara dhe pasi që ishin lokalizuar nga operatori i dronit ukrainas, koordinatat iu dërguan njësisë së artilerisë që pa u menduar dy herë i goditi.

Goditja ishte aq precize, sa që nuk mbeti pothuajse asgjë nga ai objekt pothuajse i rrënuar. Nga shpërthimi i fuqishëm u ngrit një re tymi të zi në qiell. /Telegrafi/