Sipas ish-kryeshefit të IPK-së Fitim Shishanit, policia ka respekt dhe jo frikë ndaj disa personave që kanë pasur të kaluar të lavdishme në luftë.
Por këtë e ka kundërshtuar, analisti Ylli Hoxha, i cili thotë se policia ndryshe i trajton komandantët ndërsa ndryshe politikanët pasi sipas tij ata kanë frikë më shumë se respekt.
Analisti për këtë ka marrë shembull rastin e Rexhep Selimit kur kishte pasur një incident në Kuvendin e Kosovës.
“Policia ndryshe do të ishin sjellë me Visar Ymerin apo Glauk Konjufcën”, ka thënë Hoxha në Debat Plus të RTV Dukagjinit.
“Rexhep Selimit 15 policë i kishin ardhur dhe vetëm e kishin vëzhguar dhe asnjë nga ta nuk e kishte kontrolluar deri sa ai i’u kishte dhënë leje vetë”, ka shtuar analisti i cili thotë se po të kishte qenë Visar Ymeri “do ta kishin shtirë për tokë”.
Shishani ka thënë se “nëse policia ka frikë atëherë ai nuk e di si do ta bëjë gjumin pasi atë nuk ka kush e siguron”.
“Profesioni i policit nuk duhet të këtë frikë”, ka shtuar Shishani.
Ai thotë se policët “nuk kanë frikë por ndoshta vetëm respekt të tepruar për figurat e luftës”./Telegrafi/