Site icon Telegrafi

Po fluturonte në 13 mijë metra lartësi për të shmangur erërat dhe motin e ligë, piloti nga kabina filmon tornadot që goditën SHBA-të

Pamje tejet interesante janë filmuar nga brendësia e kabinës së një aeroplani që po fluturonte në 13 mijë metra lartësi – ku shiheshin tornadot që ua morën jetën 88 personave në Shtetet e Bashkuara.

Videoja është filmuar nga piloti që fluturonte mbi Memphis, Tennessee, ku shihej drita e rrufesë, tornadot dhe stuhia që kishte goditur këtë rajon, transmeton Telegrafi.

Tornadot kishin shkatërruar gjithçka që u dilte përpara duke lëvizur nëpër gjashtë shtete amerikane, ku si pasojë u shkatërruan shumë shtëpi, objekte afariste, e ekipet e shpëtimit akoma janë në terren në kërkim të mbijetuarve që mund të kenë ngecur nën rrënoja.

Piloti po fluturonte shumë lartë për të shmangur erërat e forta dhe motin e ligë, që mbizotëronte mbi lumin Mississippi. /Telegrafi/

Exit mobile version