Site icon Telegrafi

Po fliste për parashikimin e motit – shihni se çfarë i bëri qeni, gazetares së BBC

Carol Kirkwood e BBC u tërhoq duke u rrëzuar në tokë nga një qen gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë rreth motit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prezantuesja skoceze e motit, 59 vjeçe, përfundoi duke “u nxjerrë jashtë” kamerës nga një qen i mrekullueshëm duke lënë bashkë-prezantuesin e saj Dan Walker të habitur në studio.

Carol sapo kishte dhënë parashikimin nga Chelsea kur Labradori i artë me emrin Flash e tërhoqi dhe e përmbysi atë.

“Flash është i fortë!” qeshi Carol ndërsa u kthye në gjunjë dhe futi kufjen përsëri.

“A je mirë Carol?” pyeti Dan, por pa përgjigje. /Telegrafi/

Exit mobile version