Site icon Telegrafi

Po fliste për coronavirusin, prezantuesja e lajmeve në BBC kollitet gjatë transmetimit live: Më ndodhi për shkak të pluhurit në studio

Prezantuesja e lajmeve në BBC është kollitur gjatë transmetimit live – por ka siguruar shikuesit se kjo i ndodhi për shkak të “pluhurit” në studio – duke mohuar kategorikisht se mund të jetë e prekur ngas coronavirusi.

Carrie Gracie po fliste për coronavirusin, kur për pak sekonda zëri i saj u ndal dhe mbretëroi një heshtje e përcjellë më pas me kollitje, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Derisa po debatonin për coronavirusin, ministri holandez i Shëndetësisë humb vetëdijen për pak sekonda në Parlament: Jam alivanosur nga lodhja

“Keni dërguar pyetje për coronavirusin dhe masat preventive që duhet të ndërmerren”, tha ajo para se të fillonte të kollitej.

Mirëpo kjo video e këtij momenti për pak minuta është bërë virale në internet dhe është shikuar nga mijëra njerëz nga e mbarë bota. /Telegrafi/

Exit mobile version