Telegrafi

Po e lë Real Madridin – Kosovare Asllani drejtë Milanit

Kosovare Asllani duket se është afër të largohet nga Real Madridi dhe t’i bashkohet Milanit.

Kështu bën të ditur gazetari i njohur italian, Gianluza Di Marizio që raporton se lojtarja shqiptare po largohet nga ekipi i femrave të Los Blancos.

Asllani është njëra ndër lojtarët më cilësore në kategorinë e femrave në botë, por që aventura e saj te Real Madridi mund të përfundojë në këtë verë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kosovare Asllani

Ekipi i femrave të Milanit, që drejtohet nga Maurizio Ganz – po synon të përforcohet në këtë afat, andaj lojtarja është në listën e dëshirave të tyre.

32-vjeçarja që ka nënshtetësi të Shqipërisë dhe Suedisë raportohet nga Di Marzio se është e gatshme të shkojë në Itali.

Te Real Madridi, Asllani ishte transferuar nga Tacon, derisa në të kaluarën ka luajtur edhe për Linkoping, Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin. /Telegrafi/