Site icon Telegrafi

Po bënte shit-blerjen e armëve në kundërshtim me ligjin, arrestohet i dyshuari në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë, si i dyshuar për import-eksport ose shitje të paautorizuar të armëve.

Policia njofton se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur duke bërë shit-blerjen e pesë armëve në kundërshtim me ligjin, me qëllim përfitimin material.

“Pejë 27.02.2023 – 16:00. Më 19.04.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke bërë shit-blerjen e (5) armëve-pistoleta në kundërshtim me ligjin, me qëllim përfitimi material”, thuhet në raportin policor.

Gjatë kontrollit, armët e dyshuara nuk janë gjetur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është në proces hetimi. /Telegrafi/

Exit mobile version