Telegrafi

Po bënin gara me vetura në rrugën Mitrovicë –Vushtrri, dy shoferë gjobiten me nga 150 euro

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka ndëshkuar dy kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj dy shoferëve pasi janë hasur duke bërë gara sportive në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.

“Kundërvajtësit janë hasur në aksin rrugor Mitrovicë-Vushtrri,  të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën për media.

Kundërvajtësve iu janë shqiptuar gjobat prej 150 euro,  si dhe nga një pikë negative. /Telegrafi/