Telegrafi

Po bëheshin gati të minojnë fushat me mina të ndryshme, droni ukrainas i shkatërron dhjetëra sosh që rusët i kishin lënë

Brigada e 21-të e ushtrisë ukrainase ka realizuar me sukses një operacion të pjesëtarëve të saj.

Bëhet fjalë për pastrimin e fushave që dikur ishin minuar me minat anti-tank që janë vendosur nga rusët, transmeton Telegrafi.

Në një fushë pyjore, ukrainasit kishin hasur në dhjetëra mina të ndryshme siç janë ato anti-tank dhe kundër këmbësorisë, që i kishin lënë rusët dhe shpresonin t’i vendosin në pjesë të caktuara – me qëllimin e vetëm, vrasjen e sa më shumë ukrainasve.

Lexo po ashtu Rumania mohon rrëzimin e dronëve rusë në territorin e saj për të shmangur përfshirjen e NATO-s në luftë, thotë politikania ukrainase

Megjithatë droni i ukrainasve i kishte vërejtur dhe pasi kishte konstatuar se mund të operojë, kishte hedhur disa mjete shpërthyese nga lart – duke rënë direkt mbi këto mina.

Pas disa tentimeve për t’i shpërthyer të gjitha, operatori ia arriti qëllimit – e nga shpërthimi tejet i madh u krijua një top i madh zjarri që u ngrit në qiell.

Po të mos ishin shkatërruar këto mina, pasojat sigurisht se do të ishin të mëdha në njerëz si nga civilët ashtu dhe nga pjesëtarët e ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/