Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.
Policia njofton se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës.
“Gjilan, 28.06.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/