Telegrafi

PM e Dagz tregohen “misteriozë”, nuk zbulojnë se me kë do të sjellin këngën e radhës (Foto)

Pas përfundimit të sezonës së verës, të gjithë këngëtarët tashmë kanë “përvjelur mëngët” për të sjellë diçka të re për adhuruesit e muzikës së tyre.

E një gjë të tillë së shpejti pritet ta bëjnë edhe dy Dj e njohur dhe shumë të dashur për publikun Dj PM dhe Dj Dagz.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja pas sukseseve që patën këtë verë në bashkëpunim me Uki Latifin dhe Yll Limanin, shumë shpejt do të sjellin këngën e tyre më të re në bashkëpunim me një emër të njohur të skenës së muzikore.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Dj PM përmes një postimi në Instagram, ku ka paralajmëruar këngën e re.

“Its PM to the DAGZ now – coming soon feat. !!!! #itspmtothedagznow”, ka shkruar PM.

Mbetet të shihet se çfarë do të na sjellin dy Dj-të e njohur dhe personi i tretë ‘sekret’. /Telegrafi/