Site icon Telegrafi

DJ PM, Dagz, Ledri, Lumi B dhe Labi sjellin ripërpunimin e këngës së famshme “Kujt i paske ngja”

Foto: PM to the Dagz/YouTube

Labinot Tahiri, një ndër zërat më popullorë të skenës muzikore shqiptare, ka zgjedhur të frymëzojë nostalgjinë e fansave teksa sjell një interpretim të freskët dhe modern të njërit prej hiteve të tij ikonike.

Me titullin “Kujt i paske ngja”, ky bashkëpunim unik me Ledri Vulën, Lumi B-në, si dhe me mjeshtërinë e Dj Pm dhe Dj Dagz, ka sjellë në jetë një version tjetër që premton të pushtojë listat e këngëve më të dëgjuara.

Përpunimi i ri i kësaj kënge mbështetet në një fusion të stileve dhe ritmeve, duke ofruar një eksperiencë të re tashmë të njohur për publikun.

Rifreskimi i kësaj melodije të dashur ka arritur të krijojë një miksim që tërheq vëmendjen dhe të jep dëshirën të dëgjosh përsëri dhe përsëri.

Ky version i ri mund të gjeni për dëgjim në linkun që gjejmë më poshtë, dhe pa dyshim që do të jetë një shtesë e mirë në playlistën tuaj të preferuar. /Telegrafi/

Exit mobile version