Telegrafi

Plumbi i shkoi pak centimetra mbi kokë, si shpëtoi ushtari ukrainas që po i luftonte rusët

Luftime të ashpra janë duke vazhduar në qytetin Bakhmut ku rusët me muaj të tërë janë përpjekur të uzurpojnë atë.

Video të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale që tregojnë rezistencën e forcave ukrainase për ta mbajtur me çdo kusht qytetin, transmeton Telegrafi.

Një interesante është e ndarë së fundmi tregon një aksion të ushtarëve ukrainas nga një ndërtesë në Bakhmut ku po luftonin me trupat ruse.

Njëri prej ushtarëve ukrainas që po gjuante nga dritarja me armën e tij, shpëtoi për një fije floku nga një goditje.

Sipas pamjeve shihet se si plumbi për pak i goditi kokën, diferencë prej disa centimetrave.

Sapo e vërejti që ishte në rrezik ai u largua nga pozicioni i tij dhe iu bashkua ushtarit tjetër. /Telegrafi/