Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përngjithshëm, njëra në Vitomiricë të Pejës dhe tjetra në Prishtinë, ku një plumb bredharak ka goditur një veturë, si dhe dritaren e një banese.
Rasto në Vitomiricë të Pejës ka ndodhur të hënën në ora 15:30.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një plumb bredharak nga drejtim i panjohur e ka goditur veturën e tij të parkuar. Nuk raportohet për lëndime në njerëz, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Ndërkaq, një person në Prishtinë ka njoftuar se një plumb bredharak kishte goditur dritaren e një banese, pronari i të cilës ndodhet jashtë shtetit
“Prishtinë 28.06-03.07.2023 – NN. Më 03.07.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë këtij intervali kohor një plumb bredharak kishte goditur dritaren e një banese, pronari i të cilës ndodhet jashtë shtetit. Njësitë relevante policore kanë dalë në vend e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/