Telegrafi

Plot 13 skuadra të interesuara për Phil Jones – anglezi ka vendosur të largohet në janar nga Unitedi

Phil Jones aktualisht po monitorohet nga trembëdhjetë klube të ndryshme përpara afatit kalimtar të janarit – pavarësisht se nuk ka startuar për Manchester United që nga janari 2020.

29-vjeçari ka luajtur për herë të fundit për United në fitoren në FA Cup ndaj Tranmere Rovers dhe ka vuajtur nga një lëndim në gju.

Ai pritet të largohet nga klubi në janar dhe sipas The Sun, një numër i madh skuadrash janë të interesuara.

Lexo po ashtu Phil Jones refuzoi të heqë dorë nga numri 4 për Raphael Varanen

Midis tyre janë skuadrat e Ligës Premier, Newcastle United dhe Watford, të cilët po kërkojnë të shmangin rënien në Championship.

Një tjetër skuadër e përmendur është Derby County, i cili aktualisht drejtohet nga ish-shoku i skuadrës së Jones në United, Wayne Rooney.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm ta largojë Jonesin, megjithatë dhe do të marrë një vendim në janar.

Ky sezon nuk filloi mirë për Raphael Varane dhe Harry Maguire që pësuan lëndime dhe Solskjaer është i shqetësuar për numrin e lojtarëve në fazën defanzive.

Lexo po ashtu Solskjaer përgatit shitjen e shtatë lojtarëve në afatin e janarit

Jones ka luajtur kryesisht futboll për U23 këtë sezon, por ishte në bankën rezervë në humbjen e shtatorit në Carabao Cup ndaj West Hamit.

Kontrata e tij prej 130,000 funtesh në javë do të skadojë në vitin 2023 pas një rinovimi të realizuar në vitin 2019. /Telegrafi/