Telegrafi

“Plisat” ndihmuan 250 familje me gjëra ushqimore dhe barna, morën me vete edhe 30 qytetarë nga Durrësi për strehim

Tifo-grupi i njohur nga Prishtina, ‘Plisat’ janë mobilizuar në mënyrën më të mirë të mundshme për t’iu dalë në ndihmë shqiptarëve në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Me të dëgjuar për dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti i ndodhur në zonën e Durrësit, qytetarët dhe grupe të organizuara nga Kosova filluan mbledhjen e ndihmave për gjërat elementare.

Njëra nga grupet padyshim se ishte tifozëria nga Prishtina, Plisat, të cilët kishin mbledhur shumë gjëra ushqimore, veshmbathje dhe barna për qytetarët e Durrësit.

Lexo po ashtu Tifogrupet e klubeve në Kosovë me aksione për grumbullimin e ndihmave për qytetarët pas tërmeteve në Shqipëri

Ata gjatë mbrëmjes së kaluar kishin arritur t’i furnizojnë 250 familje me gjëra elementare, ndërsa gjatë kthimit në Prishtinë kanë arrë me vete edhe 30 banorë për t’iu siguruar strehim.

Postimi pa ndërhyrje i Plisave

DITA E PARË E AKSIONIT PËRFUNDOI ME SUKSES!

250 familje u furnizuan me gjërat elementare. Veshëmbathje, ushqim, higjienë, batanije dhe barna.

Tashmë morrëm rrugën për Prishtinë. Rrugës nuk po kthehemi të vetëm. Bashkë me ne i morrëm 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë.

Vazhdojmë nesër!

Natën e mirë!

/Telegrafi/