Telegrafi

PLD: Gruevski të kërkojë falje për “shërbimet e huaja dhe furgonët e verdhë”

Partia Liberal Demokrate ka lëshuar një komunikatë me të cilën ka kërkuar që Nikolla Gruevski të mbajë përgjegjësi për përgjimet joligjore të cilat janë realizuar në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vend që të fshihet pas statusave të Facebook-ut për ndërtimet e rrugëve lokale dhe kanalizimet, Gruevski duhet të dalë para opinionit të Maqedonisë dhe të kërkojë falje për gënjeshtrat e “shërbimeve të huaja dhe furgonave të verdhë”. Të kërkojë falje për keqpërdorimin e aparateve të përgjimit, për shkak se është shumë e qartë se kush ka përgjuar dhe për çfarë qëllime”, thuhet mes tjerash në komunikatën e PLD-së.

PLD gjithashtu thotë se nëse Gruevski fshihet edhe në gropën e ariut, drejtësia do të arrijë tek ai dhe një ditë do të jap llogari./Telegrafi/