Legjenda franceze e futbollit, Michel Platini, gjatë një prononcimi për media ka folur për sezonin aktual të Juventusit.
“Nuk e di nëse unë do të mund të luaja në këtë Juventus aktual që shoh”, ka thënë ish-lojtari i Juves, transmeton KP.
“Ajo që di të them është se unë karburantin tim e konsumova që në moshën 32-vjeçare, ndërsa kur shoh Ronaldon që është 34 vjeç dhe vazhdon të shprehet në të tilla nivele është e pabesueshme”.
“Viti i Juves në Ligën e Kampionëve? Mendoj se po, sepse kaluan pengesën e tyre më të vështirë që ishte Atletico (Madrid), prandaj tani i shoh favoritë për suksesin final”.
“I vetmi që mund t’i rrëzojë është Messi. Leo, ashtu sikurse Ronaldo, janë dy jashtëtokësorë, të cilët meritojnë gjithçka kanë arritur në karrierë”, ka shtuar ish-kreu i UEFA-s.