Site icon Telegrafi

Planifikoni të shitni banesën apo shtëpinë? Nuanca jo e duhur mund të ulë çmimin e pasurisë suaj të paluajtshme!

Gjëra të caktuara ulin çmimin e pasurisë së paluajtshme

Michael Roland, drejtor i një kompanie që shet bojëra muri në internet, na ka zbuluar dhjetë nuancat që i largojnë më shumë klientët. Ata ikin si pa kokë sapo i shohin, madje për dy arsye!

Ngjyrat e zjarrta dhe të theksuara i largojnë blerësit, është e rëndësishme që mund ta imagjinojnë veten, anëtarët e familjes dhe gjërat e tyre në hapësirën tuaj, ndërsa ngjyra e zjarrtë do t’i shpërqendrojë.

Nëse nëpërmjet ngjyrave keni shprehur karakterin tuaj, ia keni bërë të vështirë blerësit të pasurisë së paluajtshme që atë hapësirë transformojë në kokën e tij, thotë Roland dhe shton se ngjyra rozë është në krye të listës, transmeton Telegrafi.

“Nëse doni të shitni banesën apo shtëpinë, mos e shfaqni personalitetin dhe shijen tuaj, sepse blerësi atë hapësirë patjetër duhet ta imagjinojë në stilin e tij. Mirëpo, kjo është vetëm një ndër arsyet, arsyeja tjetër janë paratë. Blerësi i cili e shikon pasurinë tuaj të paluajtshme menjëherë do të fillojë të kalkulojë, të llogarisë edhe sa para do të detyrohet të shpenzojë për ngjyrosje dhe heqje të tapetave tuaja të larme, si dhe shpenzimet vetëm sa do të rriten në kokën e tij”, ka thënë Roland.

Ngjyra rozë është gjendur në krye të listës madje me tri nuanca, ndërsa kjo është e gjithë lista e dhjetë ngjyrave të cilat i largojnë blerësit:

1. Nuanca e zjarrtë e ngjyrës rozë,
2. Ngjyra rozë neoni,
3. Ngjyra e verdhë neoni,
4. Ngjyra e gjelbër neoni,
5. Ngjyra e kuqe e zjarrtë,
6. Ngjyra rozë bebeje.
7. Portokalli e zjarrtë
8. E zeza
9. Ngjyrë limoni
10. E kaltra e mbyllët

/Telegrafi/

Exit mobile version