Site icon Telegrafi

Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë në Fushë Kosovë, ku një person ishte në përgatitje të veprës penale ‘vrasje’ dhe prezantohej rrejshëm si person zyrtar.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar dokumente të ndryshme.

“Përgatitje e veprës penale vrasje dhe prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim. Fushë Kosovë / 03.04.2024 – NN. Më 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme”, thuhet në raport.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version