Nëse Serie A vazhdon më 20 maj, atëherë plani është që ky edicion të mbyllet më 2 korrik dhe të përfundohen 12 xhirot e mbetura.
Sezoni është përjashtuar më 8 mars shkaku i coronavirusit dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka thënë se më 20 maj ndoshta mund të vazhdojnë sezonin.
Sipas Corriere dello Sport, plani është që më 20 maj të vazhdohet sezoni nga aty ku është lënë dhe të përfundohet në fillim të muajit korrik.
Atalanta – Sassuolo, Inter – Sampdoria, Torino – Parma dhe Verona – Cagliari, janë sfidat që ende nuk janë zhvilluar nga muaji shkurt.
Nëse përfundon këto ndeshje, në ligën italiane do të zhvilloheshin çdo tri ditë përballjet, në mënyrë që të mbyllen të gjitha takimet.
UEFA bëri të ditur se Liga e Kampionëve do të vazhdojë në korrik dhe gusht, ndërsa Serie A do të mbyllej më 2 korrik.
Kështu, italianët do të kishin kohë që të mbyllnin të gjitha takimet dhe lojtarët të kishin kohë për të pushuar përsëri. /Telegrafi/