Telegrafi

Plani sekret për ta mbrojtur Francën, në rast të fitores së Le Penit (Foto)

Zyrtari i paemëruar u tha mediave – në kushte anonimiteti – se Parisi zyrtar ka pasur një plan sekret në rast se fiton kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Nëse udhëheqësja e Frontit Kombëtar do të hynte në pallatin Elysee, atëherë do të aktivizoheshin një grup ministrash – zyrtarë të lartë shtetërorë dhe shërbyes civilë, transmeton Telegrafi.

Këta kanë pasur për qëllim mbrojtjen e popullatës nga shqetësimi, duke ngrirë aktivitetin politik e  ndalimin në masë të madhe të seancave parlamentare.

Marine Le Pen gjatë fushatës zgjedhore

Në të njëjtën kohë, forcat e rendit dhe inteligjenca shtetërore kanë qenë në gatishmëri të lartë nëse në rast të fitores së Le Penit do të kishte aktivitete të dhunshme nga përkrahësit ekstremistë.

Fatmirësisht, asnjë parashikim i dhunshëm nuk ndodhi /Telegrafi/