Zyrtari i paemëruar u tha mediave – në kushte anonimiteti – se Parisi zyrtar ka pasur një plan sekret në rast se fiton kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Nëse udhëheqësja e Frontit Kombëtar do të hynte në pallatin Elysee, atëherë do të aktivizoheshin një grup ministrash – zyrtarë të lartë shtetërorë dhe shërbyes civilë, transmeton Telegrafi.
Këta kanë pasur për qëllim mbrojtjen e popullatës nga shqetësimi, duke ngrirë aktivitetin politik e ndalimin në masë të madhe të seancave parlamentare.
Në të njëjtën kohë, forcat e rendit dhe inteligjenca shtetërore kanë qenë në gatishmëri të lartë nëse në rast të fitores së Le Penit do të kishte aktivitete të dhunshme nga përkrahësit ekstremistë.
Fatmirësisht, asnjë parashikim i dhunshëm nuk ndodhi /Telegrafi/