Telegrafi

Plani i Milanit për Ziyech dhe emrat tjerë për zëvendësimin e Calhanoglu

(Foto: Instagram/hziyech)

Milani është i interesuar për huazimin e futbollistit të Chelseat, Hakim Ziyech, mirëpo janë edhe disa lojtarë të tjerë që monitorohen për të zënë vendin e Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk iu bashkua Interit si lojtar i lirë dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2024, ashtu që Rossonerët janë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm të 27-vjeçarit.

La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia raportojnë se Ziyech është prioritet i klubit italian, të cilin mund ta transferojnë vetëm në formë huazimi.

Kuqezinjtë e kanë mundësinë vetëm ta transferojnë ndonjë lojtar të lirë apo ta huazojnë, sepse tashmë kanë shpenzuar 40 milionë euro për shërbimet e Mike Maignan dhe Fikayo Tomori.

Lexo po ashtu Zyrtare: Calhanoglu i bashkohet Interit

Në bazë të këtyre njoftimeve, Dani Ceballos është një tjetër shënjestër e Milanit, por edhe Rafinha, Mattia Zaccagni, Amine Adli, Cengiz Under, James Rodriguez, Thomas Lemar dhe Adam Ounas. /Telegrafi/