Telegrafi

Plani i dyfishtë i Realit, Mbappe dhe Pogba në verë

(Foto: Instagram/k.mbappe/paulpogba)

Real Madridi është duke planifikuar të transferojë dy yje të mëdha të futbollit në afatin kalimtar veror.

Thuajse në secilin afat kalimtar, në vitet e fundit, Los Blancos po lidhen me Kylian Mbappe dhe Paul Pogba.

Klubi madrilen e ka bërë të qartë dëshirën për t’i pasur në skuadër këta dy futbollistë, megjithatë është në kërkim të formulës për transferimin e tyre.

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Sipas 90min, Mbretërit tashmë e kanë planin e gatshëm që ta bindin Paris Saint Germainin dhe Manchester Unitedin për futbollistët e tyre.

Reali planifikon të paguajë për Mbappen me këste dhe në këtë mënyrë do të kishte fonde të mjaftueshme që ta transferonte edhe Pogban, të cilin është duke e kërkuar edhe Juventusi. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/paulpogba)