Barcelona është e shqetësuar pasi Atletico Madrid dhe Diego Simeone nuk po e përdorin Antoine Griezmannin, kështu që klubi madrilen me gjasë nuk do ta blejë në fund të sezonit.
Griezmann u kthye te Atletico Madrid verën e kaluar në huazim fillestar dyvjeçar dhe klubi madrilen ka detyrimin ta blejë atë në vitin 2023 nëse plotësohen disa kushte.
Domethënë, ata do të duhet ta nënshkruajnë me francezin vitin e ardhshëm nëse ai luan 50 për qind të ndeshjeve për të cilat ai është në dispozicion, por Barcelona ka frikë se rivalët e tyre spanjollë mund të kufizojnë kohën e lojës së Griezmannit për të shpëtuar veten nga pagesa e një transferimi me me vlerë 40 milionë euro, shkruan Sport.
Ai luajti rregullisht nën drejtimin e Simeone sezonin e kaluar dhe bëri 37 paraqitje në të gjitha garat.
Ai luajti të paktën 45 minuta në 30 nga ato ndeshje, që do të thotë se ishte në rrugë të mirë për të fituar një lëvizje të përhershme në Wanda Metropolitano.
Megjithatë, ai i filloi dy ndeshjet e para të Atleticos në La Liga në stol, dhe Simeone e përdori atë për më pak se gjysmë ore në të dyja rastet. /Telegrafi/