Liga Premier është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet që të mbyllë këtë sezon, që aktualisht është i suspenduar nga coronacvirusir.
Nga filli i muajit mars, të gjitha aktivitetet sportive nëpër botë janë suspenduar për shkak të pandemisë që ka prekur shumë vende.
Federata e Futbollit të Anglisë ende nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të rikthehen në aksion, por besohet se fundi i majit do të jetë vendimtar.
Mirror raporton se Liga Premier do të rikthehet në Wembley, ndoshta edhe në stadiumin eTottenham Hotspurit, duke u zhvilluar vetëm katër ndeshje në ditë.
Stadiumi më i madh në Angli do të jetë nikoqir i katër ndeshje ditore që do të zhvillohen aty, në mënyrë që liga të mbyllet në fund të muajit korrik.
Mediumi anglez gjithashtu zbulon se Qendra Kombëtare e Futbollit “St George’s Park” (ka 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli) do të vihet në dispozicion të klubeve, që mund ta përdorin atë si bazë trajnimi në karantinë, në mënyrë që të mbajë sa më të bashkuar lojtarët dhe stafet.
Nëse nuk përmbyllet kampionati, klubet do të duhet t’i kthejnë Sky Sports plot 371 milionë funte dhe 50 milionë të tjera BT Sports për të drejtat televizive. /Telegrafi/