Telegrafi

Plani B për Coutinhon, Barca kërkon tri lojtarë tjerë të mëdhenj

Barcelona po kërkon alternativa për Philippe Coutinhon pasi që po pritet që të dështojë transferimi i këtij të fundit në Camp Nou.

Sipas El Mundo Deportivo, Barcelona ka bërë një plan B dhe ka nisur kontaktet me tri lojtarë të tjerë.

Klubi katalanas ka kërkuar informacione për Paulo Dybalan, Thomas Lemarin dhe Antoine Griezmann, pasi që dëshiron t’i transferojë ata si alternativë të Coutinhos.

Me 160 milionë eurot që po i refuzon Liverpooli për Coutinhon, Barca beson se klubet e lojtarëve të lartpërmendur mund të joshen pa problem.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë në orët e fundit të afatit kalimtar, por vështirë se Barca mund të realizojë planin B. /Telegrafi/