Site icon Telegrafi

I plagosuri në Pejë dyshohet për tentim vrasje

Policia e Pejës me anë të një komunikate për media njofton se në lidhje me rastin e vrasjes që ka ndodhur dje edhe i plagosuri dyshohet për tentim vrasje.

Dje në Pejë është vrarë me sëpatë një person ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri, (djali i të ndjerit).

I dyshuari për vrasje është arrestuar ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.

Njoftimi i Policisë:

Njoftoheni në lidhje me rastin e ‘Vrasjes së rëndë’, e cila ka ndodhur me datën 14 shtator 2017 në qytetin e Pejës (rasti i shënuar në komunikatën e mëposhtme), gjatë zhvillimit të hetimit hetuesit policor pasi që kanë intervistuar dëshmitaret dhe pas ekzaminimit – vendshiqimit të vendit të ngjarjes, është vërtetuar se viktima F.G.( i plagosuri i cili gjendet nën përkujdesje mjekësore, është edhe i dyshuar për veprën e ‘Vrasjes në tentativë “ dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.

I njëjti ndodhet në spitalin Rajonal të Pejës në dhomën intensive në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim te Prokurorit ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurë të rregullt. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version