Para dy javësh në Prishtinë më saktësisht në lagjen Mati 1, ka ndodhur në përleshje me armë zjarri ku u plagosën katër persona. Dy prej të plagosurve kanë ndërruar jetë po atë ditë në QKUK, kurse personi i tretë ka vdekur gjatë ditës së djeshme.
Ndërsa, personi i katërt i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, shefi i Intensives, Shaqir Uka.
“Ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ai është duke marrë trajtimin e duhur. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut dhe gjoksit”, ka thënë ai.
Përleshja e armatosur mes familjes Rafuna dhe Mehmeti, dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore. Policia e Kosovës për këtë rast ka arrestuar tre persona, si dhe konfiskuar dy armë një të shkurtë dhe një të gjatë.
Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka raportuar në vazhdimësi. /Telegrafi/